Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar me nderim dhe fjalë të thella veprimtaren dhe politikanen Nekibe Kelmendi, në përvjetorin e katërmbëdhjetë të ndarjes së saj nga jeta
Përmes një postimi publik, Abdixhiku e ka cilësuar Kelmendin si një grua që nuk u thye kurrë dhe një figurë të pazëvendësueshme në historinë politike dhe njerëzore të Kosovës.
“Sot përkujtojmë me nderim e mirënjohje të thellë gruan që nuk u mposht kurrë, as nga dhimbja më e rëndë, as nga padrejtësia më e egër. Nekibe Kelmendi nuk ishte thjesht politikane, as vetëm ministre apo deputete. Ajo ishte zëri i së drejtës në kohët kur padrejtësia sundonte, ishte forca e arsyes kur gjithçka rreth nesh përpiqej të shuhej nga terrori. Ajo ishte nënë, bashkëshorte, por mbi të gjitha bija e përkushtuar e Kosovës që nuk e ndali kurrë betejën për liri, demokraci dhe drejtësi. Pra sot, kujtojmë politikanen Nekibe Kelmendi, Ministren e Drejtësisë, deputeten e Kuvendit të Kosovës, nënkryetaren e LDK-së, e veprimtaren e madhe të Kosovës”, tha Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në përvjetorin e katërmbëdhjetë të ndarjes nga jeta, kujton veprimtaren e madhe të Kosovës, Nekibe Kelmendi.
“Sot përkujtojmë me nderim e mirënjohje të thellë gruan që nuk u mposht kurrë, as nga dhimbja më e rëndë, as nga padrejtësia më e egër. Nekibe Kelmendi nuk ishte thjesht politikane, as vetëm ministre apo deputete. Ajo ishte zëri i së drejtës në kohët kur padrejtësia sundonte, ishte forca e arsyes kur gjithçka rreth nesh përpiqej të shuhej nga terrori. Ajo ishte nënë, bashkëshorte, por mbi të gjitha bija e përkushtuar e Kosovës që nuk e ndali kurrë betejën për liri, demokraci dhe drejtësi. Pra sot, kujtojmë politikanen Nekibe Kelmendi, Ministren e Drejtësisë, deputeten e Kuvendit të Kosovës, nënkryetaren e LDK-së, e veprimtaren e madhe të Kosovës.
Nekibe Kelmendi hyri herët në lëvizjen e rezistencës, si veprimtare e aktiviste e palodhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe luftëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ajo la gjurmë të pashlyeshme si veprimtare e paepur e çështjes kombëtare, aktiviste politike, avokate, deputete e ministre e drejtësisë.
Zonja Nekibe, në zemrën e saj mbante dhimbje që pak kush do mund ta përballonte, humbjen e bashkëshortit të saj, Bajramit, dhe dy djemve të tyre, Kastriotit dhe Kushtrimit, të vrarë mizorisht nga regjimi i egër i Milosheviqit. Por ajo, në vend që të thyhej, u ngrit. Dhimbjen e ktheu në forcë, plagën në ideal, dhe jetën e saj në një betejë të përditshme për ndërtimin e një shteti të lirë dhe të drejtë. Pra, me gjithë plagët shpirtërore, mbi dhimbjen e saj projektoi dhe idealin për pavarësi e demokraci, duke e vazhduar kauzën e shtetndërtimit edhe më fuqishëm.
Nekibe Kelmendi ishte dhe mbeti bashkëpunëtore e palëkundur e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, në rrugëtimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës. Në çdo hap, ajo la pas vlera, guxim dhe dinjitet. Në këtë përvjetor e çdoherë kur kujtojmë jetën dhe veprën e saj na shfaqet modeli i gruas që frymëzoi gjeneratat pas saj, se ideali i lirisë ka çmimin e jetës.
Lavdi përjetë jetës, veprës dhe sakrificës së Nekibe Kelmendit!”



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make