Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se qëndrimet e LDK-së lidhur me bashkëpunimin me LVV-në për koalicion mbesin të njëjta dhe s’ka kurrfarë ndryshimi, shkruan Gazeta Express.
“Qëndrimet janë të njëjtë si para fushatës, si gjatë fushatës, si pas fushatës”, ka thënë Abdixhiku në një konferencë për media, shkruan Express.
Ai ka thënë se me 15 prill bëhet betimi i deputetëve dhe pritet të konstituohet Kuvendi, proces ky që pasohet pastaj me mandatimin e partisë së parë për krijimin e shumicës për krijimin e Qeverisë.
Abdixhiku ka thënë se nëse Kurti s’do të arrijë të krijojë një shumicë për zgjedhjen e Qeverisë, atëherë Kushtetuta ia njeh të drejtën secilës parti që të provojë të krijojë shumicën dhe të krijojë Qeverinë nëse e dëshmon para presidentes që ka mjaftueshëm vota.
“E njohim të drejtën e plot të partisë së parë që të provojë bëjë shumicën. Nëse jo, pas 15 ditëve, Kushtetuta ia njeh të drejtën secilës parti që dëshmon para presidentes që mund ta bëjë shumicën që ta bëjë një gjë të tillë. S’kemi mbrri në atë pikë. Do të jem transaprent kur të mbërrijmë aty”, ka thënë kreu i LDK-së.



Të tjera
Uncategorized
Shambala Casino Bonus Fără Depunere 2025 . RO Spin & Win
bonus fără depunere jeetcity Pentru strategie
Uncategorized
75 USD Jetoane Gratuite Fără Depunere La Cazinoul Supernova — în România Start Winning
Coduri De Cipuri Gratuite Slotland Fără
Uncategorized
Gunsbet Casino Inloggen — NL Unlock Offer
Filippinó színész haszon elérhető helyi érzéstelenítő