Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur sot një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Në këtë takim, siç njoftoi kjo parti, u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi lart entuziazmin dhe energjinë pozitive që po mbizotëron në çdo komunë ku LDK garon, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë po e njohin qartë dallimin mes qeverisjes serioze dhe asaj të gabuar”, thuhet në njoftim.
“LDK ka dëshmuar se di të qeverisë me përgjegjësi, me ndershmëri dhe me rezultate. Kemi sjellë zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet në komunat tona, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përkushtim edhe pas 9 nëntorit. LDK vazhdon të mbetet shembull i qeverisjes lokale që punon për qytetarin, për projekte konkrete, për shërbime më të mira dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. LDK është e bindur se me këtë frymë uniteti, profesionalizmi dhe përkushtimi të përbashkët, do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh”, thuhet më tej në njoftim.



Të tjera
Showbiz
Koha kur Benita s’kursente veten për poza provokative
Njëra ndër banoret më të përfolura
Ekskluzive Lajme
1 vit nga vrasja makabre e të riut nga Ferizaj, vetëm një seancë gjyqësore deri tani
Janë bërë një vit që kur
Aktuale
1 muaj kohë për presidentin e ri, Haradinaj ‘‘sfidon’’ Osmanin e ‘‘pasigurt’’
Deri me 4 mars Kosova duhet