Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është drejtuar me letër Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që të hiqen masat ndaj Kosovës.
Në komunikatën e LDK’së, thuhet se kjo parti vlerëson se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, dhe se të njëjtat, është shtuar nga LDK’ja, po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit, transmeton Gazeta Express.
‘’Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës, në përputhje me parimet e drejtësisë, proporcionalitetit dhe partneritetit’’, thuhet mes tjerash nga LDK’ja.
Komunikata:
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Republikës së Kosovës.
LDK vlerëson se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend.
Masat e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit.
Pushteti lokal në Republikën e Kosovës në komunat veriore tashmë është transferuar dhe është plotësuar kriteri i vendosur nga BE-ja.
Këto masa kanë dëmtuar drejtpërdrejt Kosovën dhe qytetarët e saj, e jo politikanët. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm projektesh zhvillimore dhe investimesh të rëndësishme kanë mbetur të bllokuara dhe të parealizuara, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve publike.
Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës, në përputhje me parimet e drejtësisë, proporcionalitetit dhe partneritetit.
Republika e Kosovës meriton trajtim të drejtë dhe mbështetje konkrete në rrugëtimin e saj evropian!
Në vijim letra e kryetarit dhe kandidatit për kryeministër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen.



Të tjera
Aktuale
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e Liderëve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa
Uncategorized
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milionë euro për mall kinez
Kosova shpenzon mbi dy milionë euro
Uncategorized
Bajrami: Glauku mbrëmë e përsëriti gënjeshtren e Kurtit se buxhetin e morën me 2.3 miliardë euro dhe e rritën në 4
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete