Në 35-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se ajo nuk ishte vetëm një akt juridik, pos sipas tij, ishte akt i madh rezistence dhe sfidë e hapur ndaj pushtimit.
Abdixhiku tha se Kushtetuta e Kaçanikut ishte shprehja më e qartë e vullnetit të palëkundur të popullit tonë për liri.
“7 shtatori i vitit 1990 është një nga ditët më të shënuara të historisë sonë të re kombëtare. Është dita kur deputetët e Kosovës, me guxim dhe vendosmëri, shpallën Kushtetutën e Republikës së Kosovës, aktin themelor të shtetësisë sonë, të njohur përjetësisht si Kushtetuta e Kaçanikut. Në kushte okupimi e shtypjeje serbe, kur dhuna dhe padrejtësia synonin të shuanin çdo ëndërr lirie, elita politike e kohës, e mbështetur në lëvizjen më të madhe demokratike, Lidhjen Demokratike të Kosovës ngriti themelet e institucioneve të para të shtetit të Kosovës”.
“Kushtetuta e Kaçanikut nuk ishte vetëm një akt juridik. Ajo ishte akt i madh rezistence dhe sfidë e hapur ndaj pushtimit. Ishte shprehja më e qartë e vullnetit të palëkundur të popullit tonë për liri, për barazi dhe për një të ardhme të pavarur e demokratike. Sot, rikujtojmë edhe deklaratën e Presidentit Ibrahim Rugova se “dita e 7 shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit”.
“Sot, në këtë 35 vjetor, përulemi me nderim para deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, që me kurajo e sakrificë morën vendimin historik për Kushtetutën e Kaçanikut. Nderojmë po ashtu gratë e burrat që punuan ditë e natë për ta bërë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri e pavarësi”, ka thënë ai



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga