Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur shqetësime për pjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe ministrave të tij në seancën konstituive të Kuvendit që mbahet nesër, më 15 prill.
Abdixhiku theksoi se njëkohësia e funksioneve është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Një kryeministër dhe një ministër nuk mund të ulet në ulësen e deputetit pa dhënë paraprakisht dorëheqje. S’mund të jesh edhe deputet edhe anëtar i qeverisë. Kurti mund të japë dorëheqje aty për aty dhe gjithçka është në rregull.”, tha Abdixhiku në një intervistë për Dukagjinin.
Ai e cilësoi këtë situatë si manovër politike për të zvarritur konstituimin e institucioneve dhe komentoi edhe për emërimin e kryetarit të Kuvendit.
“Ka një shije demokratike që thotë se ai që do të jetë kryetar i shumicës së deputetëve duhet që së paku ta ketë atë shumicë – 61. Kjo është një lojë shahu kushtetuese – i bardhi duhet të nisë lojën.”, tha ai.
Abdixhiku shtoi se LDK ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite