Abdixhiku konfirmon s’e ka marrë ftesë nga Kurti, i thotë ‘shihemi’ pas vendimit të Kushtetueses

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për t’u takuar, por vetëm pasi të marrë vendim Gjykata Kushtetuese.

Abdixhiku ka shkruar se duhet respektuar vendimarrja e kushtetueses.

“Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Kam falënderuar Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje z. Kurti për ftesën për takim për çështjen e Presidentit.

E kam njoftuar se do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

Duke qenë se çështja e zgjedhjes së Presidentit është tashmë në shqyrtim të Gjykatës Kushtetuese, duhet të kuptojmë se koha jonë politike ndalon përkohësisht, ndërsa koha e dëgjimit kushtetues merr fjalën në pavarësinë e saj. Duke respektuar këtë rend, pa procese të tjera politike paralele, i bëjmë nder jo vetëm vetes, por edhe Republikës dhe institucioneve që janë ndërtuar me shumë mund.

Verdikti i Gjykatës duhet pritur me respekt të plotë institucional dhe me qetësi politike. Një orë pas verdiktit, mund të takohemi sërish.

Të tjera

Aktuale

PDK i përgjigjet Kurtit

Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës