Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka denoncuar populizmin e Lëvizjes Vetëvendosje, në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ku pritet të konfirmohet kandidatura e tij për kryeministër.
Lumir Abdixhiku u tha anëtarëve të partisë se “ka ardhur koha të bashkohemi”.
“Nuk ka barrë që më rëndon, nuk ka sfidë që më tremb, nëse në këtë betejë jemi bashkë”, tha ai.
Kandidatura për kryeministër, tha se është “përgjegjësi e madhe”, por ftoi për unitet dhe “besim të përbashkët”.
Kosova, tha ai, ka nevojë edhe për mërgatën.
Ai përmendi tri shtyllat themelore mbi të cilat tha se fokusohet LDK-ja. E para: stabiliteti institucional.
“Nuk mund të ecim përpara më me kriza”, tha ai, duke kërkuar që “ta bëjmë shtetin”.
“Kosova nuk është pronë e askujt. Kosova është shtëpi e të gjithëve”, tha ai.
Si shtyllë të dytë, Abdixhiku përmendi rrugën euroatlantike të vendit.
“Kosova duhet ta gjejë rrugën e saj për në NATO”, tha ai ndër tjerash, ndërsa përmendi edhe rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në kritikat e tij për qeverisjen e deritanishme, ai përmendi masat ndëshkuese të BE-së për vendin.
Shtylla e tretë tha se është zhvillimi ekonomik. Premtoi projekte të mëdha e paga më të larta, si gjëra që mund të bëhen.



Të tjera
Aktuale
Prokuroria në Pejë nis hetime për dyshime në numërimin e votave
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar
Aktuale
Nga rritja eventuale prej 21% e çmimit të rrymës, ekziston rreziku real për destabilizim social
KESCO ka kërkuar nga Zyra e
Lajme
Të premten protestohet para KEDS e Qeverisë kundër shtrenjtimit të rrymës
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist,