Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpresin përgjigjen udhëzuese të presidentes së Kosovës sa i përket vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se pyetja e Lëvizjes Vetëvendosje ishte e palogjikshme.
Abdixhiku ka thënë se LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të Kushtetutës dhe se edhe nesër do të kërkojnë dorëheqjen e Kurtit dhe ministrave që janë bërë deputet.
“Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!”, ka shkruar Abdixhiku.
reagimi i plotë:
E mirëpres përgjigjen e Presidentes ndaj pyetjes jologjike të partisë së parë!
Siç dhe paralajmëruam me Komunikatë, Seanca Plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë. Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë!
Seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve; siç u paralajmërua edhe vendimi ynë si Grup Parlamentar!
LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit.
Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!
Republika mbi të gjitha!



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi