Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku iu është bashkuar reagimeve në kuadër të përvjetorit të 27 të ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë, duke i dhënë fund luftës në Kosovë, transmeton IndeksOnline.
Më 24 mars, përpjekja jonë doli nga kufijtë e vetvetes dhe u bë pjesë e ndërgjegjes nderkombëtare. Vlerat për të cilat qëndruam, liria, dinjiteti dhe e drejta për të ekzistuar, u shndërruan në veprime ushtarake të botës perëndimore. Për 78 ditë e 78 netë rresht, NATO-ja i dha Kosovës drejtësinë e vonuar – dhe atë në formën më të bukur të mundshme – nga qielli.Sot, gati tri dekada më pas, kujtojmë se liria jonë nuk ishte rastësi, por përputhje historike e sakrificës sonë me vendimin e drejtë të aleatëve tanë. Nga këndvështrimi i botës së sotme, ndoshta mund ta kuptojmë se sa me fat dhe sa e rrallë ishte kjo përputhje, Prandaj sot, kemi një detyrim të shenjtë. Ta ruajmë këtë miqësi, ta forcojmë rrugën tonë euroatlantike dhe të mos harrojmë kurrë pse dhe si u bëmë të lirë. Sepse liria dhe miqësia nuk janë vetëm kujtime. Janë përgjegjësi, çdo ditë.
Dhe mbi këtë përgjegjësi, ndoshta duhet të nisim nga trajtimi formal i 24 marsit si datë kombëtare të Republikës së Kosovës. Jo vetëm si një shenjë kalendari, por si një moment kujtimi për ditën kur historia ndryshoi drejtim për Kosovën.



Të tjera
Sport
Kosova dhe Shqipëria sot kërkojnë hapin drejt Kupës së Botës
Kombëtarja e Kosovës do të përballet
Aktuale
Qeveria pa veprim për lehtësimin e barrës së qytetarëve nga shtrenjtimi i naftës
Hiç kufizimit të fitimit për kompanitë,
Lajme
Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit
Një person ka pësuar lëndime ditën