Agjencia e Statistikave të Kosovës bënë të ditur se indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pati rënie për 1.9% në Tremujorin e tretë 2025, krahasuar me Tremujorin e dytë 2025. Ndërkaq, krahasuar me TM3 2024, Indeksi pati rënie prej 0.2%.
Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: vajrat ushqyese me 6,2%, këpucët 3,9%, druri dhe artikujt e tij 1,4%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani me 0.6% dhe mjetet e transportit 0,3%.
Sipas ASK-së, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: lëkura dhe artikujt e saj me 24.5%, instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës me 8.2%, produktet minerale me 6,4%, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 5.6%, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre me 3.4%, letra dhe artikujt e saj me 2,6%, etj.
ASK tha se çmimet e importit në Kosovë patën rënie në një mesatare prej 0,2% ndërmjet TM3 2025 dhe TM3 2024.
Kurse, ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: shtazët e gjalla, dhe produktet e shtazëve 8,0%, këpucët 3,9%, druri dhe artikujt prej tij 3,4%, artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani 2,6%, produktet bimore 2,4%, pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike 1,7%, artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të çelçit 1,4% dhe mjetet e transportit 0.5%.
“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve: lëkura dhe artikujt prej saj me 6.0, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë me 4.7%, plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre me 4,7%, artikujt e ndryshëm të prodhuar 3,9%, letra dhe artikujt prej saj me 3.5%), etj”, njofton ASK.



Të tjera
Uncategorized
Wie Antiphonal Sein Bwin Cassinos Kunden Halten . Europäische Union Collect Bonus online casino buitenland www mojicaffe org
Starten loslegen auf Jackpota Glücksspielkasino schießen
Uncategorized
Bagside An Møde TTJL Gambling Casino Tilbage På Min Mobile Enhed Denmark Get Bonus Now Mrbet Casino Online
udskyd Spil og varm principal alternativ
Uncategorized
Handheld Players JOIN Races Without Issues On Any Platform. – British market Play & Claim Seven Casinos
The casino ‘s space-themed aesthetic make