Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u deklarua para mediave në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit të LDK-së ku do të ketë votëbesim për punën e tij pas rezultatit të dobët që pati kjo parti më 28 dhjetor.
Abdixhiku tha se Kuvendi do të jetë ai që do të përcaktojë fatin politik të secilit dhe orientimin e vetë partisë.
“Le të jetë një standard i mirë dhe i mbarë, jo vetëm për LDK-në, por edhe partitë tjera politike në vend. Do të jemi edhe më të fortë”.
Ai paralajmëroi se brenda Kuvendit do të ketë debat e diskutim.
“Flasim për LDK-në, për të ardhmen e Kosovës dhe në fund me shumicë të votave e përcaktojmë fatin tonë demokratik. Ky është Kuvendi i LDK, organi më i lartë. Ai ka të drejtë të vendosë për gjithcka. Në këtë rrethanë, unë do të kem një fjalim dhe më pas Kuvendi do të vendosë për të ardhmen politike dhe për të secilit”.
“A priteni të konfirmoheni si kryetar?”, u pyet Abdixhiku nga gazetarët.
“Kam bërë gjënë më fisnike, që t’ia lë këtë fat anëtarësisë dhe besoj anëtarësia jonë është e matur, ka përkushtim për LDK-në, nevojat e LDK-së dhe të marrë vendim e lirë pa asnjë presion politik. Mirësevini në demokraci. Kuvendi është i lirë që të vendosë”.



Të tjera
Lajme Opinione
Mero Baze: Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari nga Albin Kurti
Albin Kurti po
Showbiz
Santiana fsheh fytyrën, ekspozon trupin ‘bombastik’
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova,
Lajme
Haxhiu: Nëse kandidohet për President dikush nga familja Jashari merr minimum 84 vota
Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në