Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar qëndrimin e subjektit të tij lidhur me seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të votohet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Sipas Hazirit, LDK do të konsultohet dhe do të veprojë në frymën e Kushtetutës dhe në interes të Republikës së Kosovës.
“Kryetari i LDK-së ka kërkuar nga të gjithë deputetët që nesër të paraqesin qëndrimin e tyre si gjithmonë, para Grupit Parlamentar, dhe të jemi unik në qëndrimet tona politike”, tha ai për IndeksOnline.
Haziri u shpreh skeptik për vullnetin politik të partisë në pushtet.
“Do të shohim nëse do të sillen me arrogancë si zakonisht, apo në frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës. Unë nuk pres vullnet të mirë nga ata që nuk kanë vullnet hiq”, ka thënë Haziri.



Të tjera
Lajme Showbiz
Asistentja ia ngrit fustanin Luana Vjollcës, i zbulohen pjesë intime
Luana Vjollca po vazhdon të shijojë
Aktuale
“Armëpushimi” e shtrenjton naftën, MINT i publikon çmimet tavan të derivateve për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Aktuale
Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë trafiku ka