ZRRE-ja, e cila në fillim të muajit shtator paralajmëroi rishikim të tarifave të energjisë elektrike, tash e një javë nuk ka dhënë asnjë përgjigje nëse do të ketë shtrenjtim apo ulje të tarifave të rrymës.
Kjo pasiguri vjen në një kohë kur rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike për 16.1% në prill të këtij viti vazhdon të reflektojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në çmimet e produkteve ushqimore në tregjet e Kosovës.
Në një deklaratë për RTV21, drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se një rritje tjetër eventuale e çmimit të energjisë elektrike do të sillte sfida të reja për qytetarët dhe ekonominë e vendit.
“Ne veç i shohim pasojat e para që është rritja e importit dhe zvogëlimi i eksportit…”, deklaroi Ahmeti.
Sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në maj të vitit 2025, Kosova ka importuar rreth 82% të energjisë së konsumuar. Ky nivel i lartë importi është bërë objekt hetimi nga Komuniteti i Energjisë në Vjenë dhe Zyra e Rregullatorëve të Energjisë në Lubjanë, për shkak se, ndonëse në shumicën e vendeve të botës çmimi i energjisë elektrike ka rënë, në Kosovë po vazhdon të rritet.
Ndërkohë, përveç importit të lartë për konsumatorët qytetarë, një pjesë edhe më e madhe e energjisë po importohet nga bizneset që janë inkuadruar në tregun e hapur energjetik, pas një vendimi të ZRRE-së që është cilësuar si “problematik”.
Me fillimin e vjeshtës dhe uljen e temperaturave, është rritur edhe çmimi për një megavat në tregjet ndërkombëtare të energjisë elektrike.
“Ky është vetëm fillimi, sepse çmimi i një megavati në tregun e hapur rrezikon të shtrenjtohet edhe më shumë…”, tha Ajvazi për RTV21.
Tregu i hapur energjetik, i cili ka detyruar mbi 1300 biznese që të blejnë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare, tashmë ka hyrë edhe në proces gjyqësor. Gjykata Supreme e Kosovës ka caktuar datën 5 nëntor për mbajtjen e seancës gjyqësore, pas padisë së iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës kundër vendimit të ZRRE-së.
Të tjera
Aktuale
Rënie dramatike e pensioneve invalidore në Kosovë, 26.8% më pak përfitues
Numri i përfituesve nga disa skema
Showbiz
Olta Gixhari mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Olta Gixhari ka rrembyer zemrat e
Aktuale
Mbërrin në detin e Kroacisë luftanija më e madhe në botë
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford,