A do të ketë rinumërim të disa vendvotimeve, vjen përgjigja nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është prezantimi i raportit nga verifikimi i votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se verifikimi është kryer nga Sekretariati i KQZ-së dhe se, bazuar në gjetjet e evidentuara, është përgatitur edhe një rekomandim konkret.

“Sekretariati i KQZ-së ka përfunduar procesin e verifikimit të votave të kandidatëve në 2 për qind të vendvotimeve dhe, bazuar në gjetjet e këtij procesi, ka përgatitur një rekomandim për rinumërim të vendvotimeve,” ka deklaruar Elezi.

Ai ka shtuar se vendimi përfundimtar lidhur me rekomandimin do të merret nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme.

Të tjera