Deputeti i PDK-së, Nait Hasani është pyeturnëse do ta mbështesë Glauk Konjufcën për postin e kryeministrit.
Ai ka thënë se nuk ka qëndrim lidhur me këtë
“Nuk kam asnjë qëndrim lidhur me këtë’’, ka deklaruar shkurt Hasani për FrontOnline.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re, pasi Vetëvendosje e dërgoi emrin e tij si kandidat për kryeministër.
“Në përputhje me Kushtetutën dhe me të gjitha aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, kam mandatuar z. Glauk Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër, ashtu siç qartë e kërkon dhe e përcakton neni 95, pika 4, si edhe vetë praktika e Gjykatës Kushtetuese.
Glauk Konjufca, i mandatuar nga Albin Kurti për të formuar qeverinë e re në Kosovë nuk tregoi nëse ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë, ndërsa tha se ende nuk kanë caktuar datën e seancës ku do të mbahet seanca.



Të tjera
Uncategorized
Guida Completa al Dolly Casino Italia per Giocatori Professionisti
In questo articolo, esploreremo in dettaglio
Lajme
Familja me tre fëmijë shpëtohet nga bora në zonën kufitare Kosovë–Mal i Zi
Një familje kosovare me tre fëmijë
Aktuale
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar
Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga