Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell orëve të paradites, ndërsa pasdite pritet të ketë shtim të vranësirave të cilat pritet të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të lëvizin nga 3 minimalja deri në 22 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Në jug dhe lindje të vendit pritet të ketë më shumë vranësira me ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar shiu.
Rrebeshe lokale sot vonë parashihen edhe në disa vise të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës e sidomos në veri të Malit të Zi.
Fillimi javës së re nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim të madh të motit. Parashihen vranësira e intervale të gjata kohore me diell. Pasditeve do të ketë edhe rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë e bubullimë, kryesisht në viset kodrinore-malore të viseve tona, por të Hënën pasdite mund të ketë edhe në disa pjesë të Dukagjinit. Temperaturat pa ndonjë ndryshim dhe vazhdon mot relativisht i freskët për këtë periudhë kohore./MeteoBallkan
Të tjera
Aktuale
KQZ nuk e certifikon Listën Srpska për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit- 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime
Lista Srpska nuk është certifikuar për
Aktuale
Supremja ia kthen Apelit për përmirësim rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Prishtinë- Gjykata Supreme ia ka kthyer
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së