Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të 13-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke vënë theksin te situata e pazakontë politike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
“Po bëhen tre muaj që vullneti i qytetarëve është duke u dhunuar nga qasja e Lëvizjes Vetëvendosje. Është vështirë të gjenden fjalë për ta përshkruar këtë situatë,” deklaroi Krasniqi për mediat, duke e akuzuar LVV-në për zvarritje të procesit.
Ai ritheksoi përkushtimin e PDK-së për të dalë nga kjo krizë institucionale dhe për të gjetur një zgjidhje në funksion të zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit.
“E shprehim vullnetin tonë të konfirmuar për të insistuar që të dalim nga kjo bllokadë që na ka sjellë VV. Zonja Haxhiu nuk i ka votat. Ne do të jemi këtu, por do ta kemi qëndrimin e njëjtë – të ndërrohet kandidati,” përfundoi ai.



Të tjera
Lajme
Sadiku: LDK i kishte 15 vota të gatshme për Osmanin, por s’u paraqit si kandidate
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka
Aktuale
“Kurti i ka vetëm dy zgjidhje, ose t’i ofrojë Hamzës ose Abdixhikut të bëhet president”
Analisti Nexhmedin Spahiu konsideron se Kurti
Lajme
SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë
Ambasada e SHBA-së në Arabinë Saudite