Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, si dhe ndaj disa ministrave të Qeverisë së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas komunikatës zyrtare, kallëzimi penal ka të bëjë me veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “tejkalim i autorizimeve”, që pretendohet se janë kryer nga Kurti dhe ministrat në detyrë, të cilët ndërkohë janë rizgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.
“Sot (e enjte), në orën 13:15, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë. Vendi: Prokuroria Speciale, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir