Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë, ku dy punëtorë të stafit ndihmës janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje të brendshme,.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime brenda stafit të shkollës se sot pas një debati për orarin e punës, njëri nga punonjësit, Sulejman Hasani, 53 vjeçar e ka sulmuar fizikisht kolegun e tij, Ilmi Buzoku, 55 vjeçar, duke e goditur në pjesë të ndryshme.
Ngjarja është parë nga një punëtore tjetër e shkollës, e cila ka konfirmuar se Hasani e ka goditur disa herë Buzokun me grusht.
Pas përleshjes, të dy janë larguar nga ambientet e shkollës, ndërkohë që për njërin prej tyre është kërkuar ndihmë mjekësore në shkallë urgjente.
Ende nuk kemi informacione se a është raportuar ky rast në Polici.



Të tjera
Aktuale
30 persona do të intervistohen për manipulime me vota në Deçan e Junik
Gazeta Sinjali ka mësuar se 30
Lajme
Koalicioni me LDK-në në Mitrovicë, Peci ‘godet’: Me 3% nuk punon as iPhone
Pas prishjes së koalicionit në Komunën
Aktuale
Alarmante: Mbi 3 mijë persona humbën jetën në aksidente nga vitit 2000
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së