Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj nuk deshi të flasë para futjes në Kuvend lidhur me propozimin e LDK-së për krijimin e një qeverie tranzicionale deri në zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se “ka lëvizje”, por edhe “letra” dhe “komunikime me letra” nga e hëna, duke mos bërë të ditur se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.
“Pata dëshirë këtë pjesë (lidhur me propozimin e LDK-së për qeveri tranzicionale) me e lënë pasi ta kryejmë seancën, se edhe kështu pak u vonuam. Të shohim si po shkojnë edhe sot zhvillimet në seancë. Ka lëvizje, të shohim çfarë lëvizje.. Nuk do të thotë që çdoherë të gjitha lëvizjet shkojnë në drejtimin që duhet, por megjithatë ka një lëvizje, dhe nëse e kam edhe pëlqimin tuaj e lëmë pasi ta përfundojmë seancën dhe e jap një përgjigje”, tha Limaj.
“Ka propozime, siç e keni pa. Ka pasë letra prej pardje, ka pasë komunikime me letra. Do të thotë ka pasë zhvillime”, tha ai.
Limaj tha se Nisma “nuk i refuzon takimet”.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në