Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka pohuar se Vetëvendosje i ka dërguar letër LDK-së për një takim, dhe se në letër është kërkuar që të diskutohet për një marrëveshje politike.
Sipas Muratit, “ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”.
“Çështja e ftesës për bashkëpunim ekziston. Ne jemi të gatshëm, si fitues të zgjedhjeve, të gjejmë mënyra për zgjidhje. Ftesa është mbi bazën e asaj që ka deklaruar LDK-ja, që kërkojmë një marrëveshje politike dhe që të ketë diskutim për të. Unë mendoj se ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit. Ka shumë më tepër çështje të rëndësishme sesa një pretendim për një fjalë të vetme, që të bllokohet konstituimi i Kuvendit”, ka thënë ai, pas dështimit të seancës së njëmbëdhjetë konstituive të Kuvendit.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir