Sot është ndarë nga jeta Martin Hajdari, një prej figurave më të njohura të jetës urbane të Prishtinës dhe pronari i lokalit legjendar “Te Martini”, një prej vendeve më të dashura për shumë gjenerata prishtinasish.
“Shihemi te Martini” nuk ishte vetëm një shprehje – ishte simbol i një Prishtine të gjallë, ku arti, biseda e lirë dhe komuniteti kishin një strehë të veçantë. Hajdari, përmes punës dhe shpirtit të tij mikpritës, krijoi më shumë se një lokal – krijoi një frymë, një atmosferë të papërsëritshme që për dekada ka qenë pjesë e pandashme e peizazhit kulturor të Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi, duke nderuar figurën e Hajdarit:
“Martini nuk është thjesht një emër – është një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës. Ai i dha zë dhe formë një brezi të tërë që e deshi një Prishtinë të hapur, autentike dhe të gjallë. Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit.”
Prishtina sot humbi një shpirt të sajin – por trashëgimia e Martin Hajdarit do të jetojë përgjithmonë në kujtimet e qytetarëve dhe në rrëfimet që vazhdojnë të lindin… “te Martini”



Të tjera
Lajme
Tërmet në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar
Aktuale
Miratohet në Kuvend zgjatja buxhetore për muajin mars
Në seancën e sotme, me 99
Aktuale
1 votë kundër rezolutës në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së ishte e deputetit të VV-së Fatos Geci
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën