Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis Putin dhe Vuçiç në Moskë.
Sipas tij, skema që mund të përdorë president i Serbisë me anë të këtij takimi, përfshin një plan kundër Kosovës dhe për këtë, i duhet ndihma e Rusisë, Kremlinit.
“Dihen marrëdhëniet prioritare mes Serbisë dhe Rusisë, janë të konsoliduara dhe Serbia me politikën e saj në raport me rajonin e Ballkanit veçanërisht ndaj Kosovës, nuk do ishte në këtë stad që është sot pa mbështetjen e Rusisë. Një problematkë në Rajon, Evropë dhe më tej, është dhe Bosnja-Hercegovina me politikat seperatiste të Republikës Sërpska, natyrisht përçohen nga ish presidenti Dodik. Nga ana tjetër kisha ortodokse ruse luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e këtij boshti që prek edhe Serbin”.
Tutje ai tha se “Serbia po përgatitet edhe në këtë radhë dhe ndaj i duhet një dorë nga Kremlini për të vazhduar politikën e saj kundërshtuese dhe agresive kundër Kosovës”.
“Vajtja e Vuçiç në Moskë është jo vetëm për të forcuar aleancën e tij me Kremlinin, por për të marrë edhe disa impute politike nga Kremlini për ti përdorur për atmosferën e tij të brendshme në Serbi.
Shumë shpejt do ti vijë radha e diskutimit edhe çështjes mes marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Serbia po përgatitet edhe në këtë radhë dhe ndaj i duhet një dorë nga Kremlini për të vazhduar politikën e saj kundërshtuese dhe agresive kundër Kosovës. Vuçiç kërkon të marrë një lloj mbështetje dhe fuqie nga Kremlini”, shtoi Sokol Gjoka, shkruan euronews.al.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit