Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot në vend se të ishin institucionet e reja të cilat do të merreshin me problemet e qytetarëve, po duhet të diskutohet vetëm për emrin e Albulena Haxhiut, shkruan Gazeta Express.
Bajrami ka thënë se qytetarët që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje duhet ta dinë se po shkohet drejt zgjedhjeve të reja për shkak se LVV s’po dëshiron ta konstituojë Kuvendin dhe duan zgjedhje të reja vetëm për ta bërë Haxhiun kryetare të Kuvendit.
“Ne sot flasim për emrin e Albulena haxhiut. Qytetarët që e kanë votuar me shumicë VV-në, duhet ta dinë që jemi duke shkuar drejt një procesi të zgjedhjeve. Po shkojmë në zgjedhje, jo se s’po pajtohemi ta adresojmë inflacionin, apo s’po pajtohemi për luftën e mafisë energjetike, por sepse partia fituese që I ka 48 vota e ka një problem. Ata i kanë reduktuar të gjitha problemet në emrin e Albulena haxhiut. Po shkojmë në zgjedhje sepse VV po dëshiron t’i përsërisim zgjedhjet vetëm për ta bërë Haxhiun kryetare”, ka thënë Bajrami.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të