Gjatë muajit mars të këtij viti janë regjistruar gjithësej 1 mijë e 038 ndërmarrje të reja.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga gjithsej 1 mijë e 038 ndërmarrje të reja të regjistruara, 782 janë me pronarë meshkuj, 218 me pronare femra dhe 38 me pronarë të përzier meshkuj dhe femra.
Prej ndërmarrjeve të reja të regjistruara 1 mijë e 028 prej tyre janë Mikro Ndërmarrje me 1 deri 9 punëtorë dhe dhjetë janë ndërmarje të vogla me 10 deri 49 punëtorë. Ndërkaq nuk ka asnjë ndërmarrje të mesme apo të madhe, të regjistruar gjatë muajit mars të këtij viti.

Por gjatë këtij muaji nuk pati vetëm ndërmarrje të reja të cilat u regjistruan. Gjatë muajit mars të vitit 2025 janë shuar gjithsej 123 ndërmarje.




Të tjera
Aktuale
Kosova ende s’e ka njoftuar formalisht KE’në, një pjesë e financimit në rrezik
Kosova ende nuk e ka njoftuar
Aktuale
IPK rekomandon suspendimin e tetë policëve, gjashtë nga Gjakova e dy nga Gjilani
Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar
Aktuale
Kirurgët nuk i kursyen grushtet e shkelmat ndaj njëri-tjetrit, kamerat në QKUK kanë filmuar gjithçka
Dy kirurgë të Klinikës së Kirurgjisë