Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare.
Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, i mbajtur në Belgjikë.
Sadiku shënoi tri fitore, ndërsa në finale mundi italianen Nicole Rebecca, kategoria -60 kg.

Është ky turneu i parë nën drejtimin e “World Boxing”, në të cilin u përfaqësua Federata e Boksit e Kosovës.
Paraqitje relativisht të mirë patën edhe boksierët e tjerë. Drejtësinë në këtë turne e ndau gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.



Të tjera
Uncategorized
Základy úspešného hrania v GDF Play Casino pre každého hráča
V tejto článku sa pozrieme na
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar