Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka shprehur shqetësimin dhe paralajmërimi se rritja e energjisë rrit inflacionin, varfërinë dhe thellon krizën ekonomike në Kosovë.
“Rritja e fundit prej 16% e çmimit të energjisë elektrike pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e inflacionit në vend. Vetëm muajit e kaluar, inflacioni ka shënuar një rritje prej rreth 4%, pa përfshirë efektin e kësaj rritjeje të re të çmimit të energjisë. Me aplikimin e tarifave të reja, inflacioni pritet të përshkallëzohet edhe më tej, duke goditur drejtpërdrejt fuqinë blerëse të qytetarëve dhe duke rritur koston e jetesës”, thuhet në reagimin e AKB-së.
Kjo situatë, sipas Shahinit, do të rëndojë edhe më shumë pozitën ekonomike të qytetarëve, duke shtuar varfërinë, ndërsa bizneset tashmë kanë filluar të bëjnë kalkulime të reja, që do të çojnë në rritje të çmimeve të shërbimeve dhe produkteve për konsumatorët kosovarë.
Agim Shahini, kryetari i AKB-ës, kërkon nga institucionet përkatëse që të rishqyrtojnë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke marrë parasysh ndikimin negativ në ekonominë e vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve.
Ne besojmë se përkrahja e qytetarëve dhe bizneseve, veçanërisht në këtë periudhë sfiduese ekonomike, duhet të jetë prioritet i padiskutueshëm i institucioneve të vendit pa varësisht ngërçit politik që po godet në formë tjetër ekonomin dhe imazhi e Kosovës”, thuhet në reagimin e AKB-së.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit