Deputeti nga radhët e partisë Guxo, Faton Peci, i ka quajtur si të pavërteta aludimet se ka kërcënuar me largimin e tij nga koalicioni me Vetëvendosjen, nëse Fatmir Limaj propozohet si kandidat për Kryetar të Kuvendit.
“E pranueshme për LVV vazhdon të jetë Albulena Haxhiu, por kjo pyetja juaj sugjestive që tentoni me nxjerrë një titull është totalisht e pavërtetë. Ndërsa unë jam në krejt pjesën e konsultimeve dhe diskutimeve të brendshme”, shprehet ai para media.
Ndërsa për dështimin e shtatë për konstituimin e Kuvendit, ai tha se nuk mundet opozita të vendos kush duhet të jetë Kryetari i Kuvendit, pasi që ky post ekskluzivisht i takon Vetëvendosjes.
“Populli i ka jep të drejtë LVV-së që ta ketë Kryetarin e Kuvendit, është e papranueshme që opozita të kërkoj se kush të zgjidhet në këtë post”, u shpreh ai.



Të tjera
Aktuale
Pritja madhështore nga diaspora në Zvicër, Abdixhiku: Ju faleminderit që jeni – LDK gjithherë!
Kandidati për kryeministër nga
Lajme
Tubimi i madh i LDK-së me bashkatdhetarët në Zvicër, Osmani: Rugovizmi jeton, rugovizmi fiton
Kandidatja për presidente
Aktuale
Zgjedhje me emra, jo me zgjidhje
Një rol i konceptuar si