Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ku një paciente ka sulmuar fizikisht një doktoreshë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se e dyshuara është Shyhrete Dulla (rreth 36-vjeçar), e cila sot, më 25 prill 2025, është paraqitur në Stacionin Policor në Lipjan dhe pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Ngjarja kishte ndodhur më 24 prill 2025, rreth orës 10:45, kur doktoresha Mirjeta Cakolli-Bajqinca ishte duke kontrolluar një pacient në QKMF. Në atë moment, një paciente që po priste në korridor filloi të bërtiste:
“Që tri orë jam duke pritur”, dhe më pas e shtyu dhe e goditi me shuplakë në fytyrë doktoreshën, duke i shkaktuar lëndime trupore që kërkuan trajtim mjekësor.
Fillimisht, identiteti i të dyshuarës nuk dihej, por pas hetimeve intensive, ajo u identifikua dhe sot është marrë në procedurë ligjore.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe është duke u hetuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë.
Të tjera
Aktuale
Flasin nga Komuna e Pejës, japin detaje për rastin e zyrtarit që u xhirua duke konsumuar narkotikë
Zëdhënësi për Media i Komunës së
Aktuale
5 mijë euro ose i tregojmë burrit tënd që ke kalu me 2-3 persona…
Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit