Deputetja e e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se nuk janë për ta bllokuar formimin e institucioneve, por afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit janë duke u afruar drejt përfundimit.
Ajo shtoi se sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve zgjedhore, afat që përfundon këtë të diel.
“Ne në asnjë moment nuk jemi për të bllokuar formimin e institucioneve. Është paraparë edhe me Kushtetutën e Kosovës që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditën e diel. Mund të jetë edhe neser. Kjo situatë nuk është që mund të shkojë në pafundësi. Po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, tha |Kusari-Lila. /EO



Të tjera
Lajme Showbiz
Komenti i motrës së Gimbos për Selinën ndez rrjetin
Ndërkohë që Gimbo po shfaq gjithmonë
Lajme
Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme
Forca e Sigurisë së Kosovës ka
Aktuale
Prokuroria deklarohet për ndalimin e katër punëtorëve të poligonit “Dreni” për falsifikim dokumentesh
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar