Ka filluar seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, e cila do të vazhdojë nga pika e rendit të dytë, aty ku edhe ka përfunduar ditën e shtunë, raporton Gazeta Sinjali.
Vlen të përmendet se kjo është përpjekja e gjashtë, dhe se kjo seancë po drejtohet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, i cili është deputeti më i moshuar, dhe do të ndihmohet nga deputetja më e re, Sala Jashari nga radhët e PDK-së.
Në seancë janë të pranishëm 119 deputetë.
Në seancën e fundit, të mbajtur të mërkurën, Lëvizja Vetëvendosje u tërhoq nga propozimi i kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pasi nuk kishte mbështetjen e partive të tjera. Glauk Konjufca kërkoi kohë shtesë dhe një marrëveshje politike për të shmangur përsëritjen e një tjetër dështimi.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të