Pas disa javësh të mbushura me emocione, debate e momente të paharrueshme brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtari kosovar Gjesti ka shkruar historinë në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.
Më 19 prill, Gjesti u shpall fitues i këtij formati të ndjekur nga mijëra qytetarë në mbarë trojet shqiptare, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Por suksesi i tij nuk është ndalur me kaq. Profili i Gjestit në Instagram ka përjetuar një “shpërthim” të ndjekësve, duke arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 603 mijë ndjekësve – dëshmi e përkrahjes së madhe dhe dashurisë që publiku i ka treguar gjatë gjithë rrugëtimit të tij brenda “Big”-ut.

Në finalen e madhe, ai mbylli natën me frazën e thjeshtë por të ndjerë “Natën e mirë!” – një përshëndetje që në vend të fundit, duket se shënon një fillim të ri për karrierën e tij publike.



Të tjera
Aktuale
Vetëvrasje në Bellanicë të Malishevës, viktima 52-vjeçar
Rreth orës 15:50, Policia e Kosovës,
Aktuale
Haxhiu e shpall datën: Zgjedhjet e parakohshme mbahen me 7 qershor
U.D presidentja e vendit, njëherësh edhe
Aktuale
Haxhiu për Vehbi Miftarin: S’është shkarkuar, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025
Vehbi Miftari ka konfirmuar se është