Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk po ndërmerr hapa konkretë për të zhbllokuar situatën e krijuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
“VV duhet me bërë përpjekje që vetë me votu, por ata s’janë duke provuar në atë drejtim,” u shpreh Kadrijaj.
Ajo konfirmoi se lideri i partisë, Ramush Haradinaj, është i hapur për konsultime, por pa ndonjë zotim konkret për ta mbështetur kandidaturën aktuale të Vetëvendosjes për kryetar të Kuvendit.
“Haradinaj ka konfirmu se do të shkojmë në konsultime, por s’ka thënë se kemi qëndrim pro,” tha Kadrijaj për FrontOnline, duke theksuar se përpjekjet për zhbllokimin e situatës duhet të vijnë nga VV.
Deputetja e AAK-së ngriti edhe një dilemë që, sipas saj, thekson mospërputhjen në qasjen e Vetëvendosjes ndaj formimit të institucioneve.
“Nëse i kanë votat për Qeveri, pse nuk i kanë votat për kryetar Kuvendit?” pyeti ajo.
Sa i përket mbështetjes për kandidaten e propozuar nga VV, Albulena Haxhiun, Kadrijaj u shpreh se qëndrimi i partisë së saj mbetet i pandryshuar.
“Se besoj se do të ndryshojmë qëndrim për zonjën Haxhiu. Njëherë përnjëherë s’kemi ndryshuar qëndrim,” përfundoi ajo



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një