Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka plagosur aksidentalisht një person.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit i janë konfiskuar një revole me 41 fishekë dhe një gëzhojë dhe gjithashtu me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë 18.04.2025-23:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një revole me 41 fishekë e një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Rinumërohen mbi 90% e vendvotimeve, procesi përmbyllet në 34 komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar
Lajme
ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%
Një ndër eventet më të mëdha
Aktuale
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të aprovohen…
Tre operatorët energjetikë në Kosovë kanë