Policia ka zhvilluar një aksion policor në Mitrovicë të Veriut, që kishte cak një kioskë ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit dhe organizimit të skemave piramidale, raporton Gazeta Sinjali.
Me të marrë vesh rastin, Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer kontroll në një kioskë “Lotaria e Serbisë” në qytetin e Leposaviqit, ku si prova materiale janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit.
Si rezultat i këtij aksioni, Policia ka arrestuar një person i dyshuar D.M, rreth 74 vjeç, me ç’rast kioska I është mbyllur përkohësisht.
Rasti po hetohet në drejtim të veprave penale: “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, Policia gjatë operacionit ka gjetur dhe sekuestruar: një aparat për shtypjen e tiketave me pajisje përcjellëse, një reklamë e Lotarisë, një vulë me mbishkrimin e Lotarisë së Serbisë, 10000 (dhjetëmijë) dinarë të Serbisë, si dhe kartela të lojërave të fatit, si dhe materiale tjera që mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Të tjera
Aktuale
Mbi 144 mijë aplikime të pranuara për subvencionin e teksteve shkollore
Gjashtë ditë pas hapjes së sistemit
Aktuale
Kosovarët në shënjestër të Serbisë: Arrestime, akuza për “krime lufte” dhe thirrje për kujdes në udhëtime
Kosovarët edhe këtë vit kanë qenë
Aktuale
Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?
Policia e Pejës ka dhënë detaje