Seanca për konstituimin e kuvendit do të vazhdojë nesër nga ora 12:00.
Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi përmes një njoftimi për media.
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës, Avni Dehari, pasi ky i fundit i ishte drejtuar me një letër duke i kërkuar sugjerime pasi seanca konstituive e thirrur nga Osmani të martën u ndërpre si pasojë e mosvotimit të raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve.
PDK, LDK dhe AAK nuk e votuan atë raport me arsyetimin se anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje formale para betimit si deputetë.
Akoma pa dhënë një përgjigje presidentja, LDK ka thënë se do të jenë në sallën e kuvendit nesër në ora 10:00. Abdixhiku ka kërkuar sërish dorëheqjen e anëtarëve të qeverisë që kanë fituar mandat të deputetit.
Ndërkaq nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka thënë për Express se e kanë “obligim mbi bazën e rregullores së punës” që të jenë nesër në kuvend.
Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve të qeverisë, Çitaku tha se “asgjë nuk ka ndryshuar”



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në