Albin Kurti dhe Fatmir Limaj janë dakorduar që lideri i Nismës Socialdemokrate të propozohet për kryetar të Kuvendit të Kosovës
Të dy liderët janë takuar të hënën në mbrëmje.
Ata kanë negociuar për arritjen e një marrëveshje për koalicionin qeverisës.
Paparaci, nga burime të afërta me të dy subjektet, LVV dhe Nisma, ka mësuar se Kurti dhe Limaj janë marrë vesh që Lëvizje Vetëvendosje e propozon Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive të martën.
Kurti i ka thënë Limajt se para finalizimit të marrëveshjes “duhet t’i pyesë organet e partisë”. Ai ka thënë se i ka vota 61 votat për votimin e shumicës së re parlamentare, kanë thënë burimet e Paparacit.
Nëse Vetëvendosje e propozon Limajn për kryeparlamentar në seancën e të martes, atëherë konfirmohet marrëveshja LVV-Nisma.
Po ashtu, propozimi i Limajt do të nënkuptonte se Kurti i ka votat për qeverinë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është planifikuar të fillojë të martën nga ora 10:00. Në rend të ditës në agjendën e takimit të parë, konstituiv, të kuvendit janë vendosur zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.



Të tjera
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka
Lajme
Ekzekutohen pagat e prillit: Pezullohet greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës
Punëtorët teknikë në disa shkolla të