Tragjedi në Florida: Tre të vdekur pasi një aeroplan i vogël u përplas në autostradë

Tre persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i vogël u përplas në një autostradë në qytetin Boca Raton të Floridës, shkruan Metroduke cituar mediat lokale.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë rrënojat e përfshira nga flakët të aeroplanit, si dhe një veturë që po digjej pranë vendit të aksidentit, që ndodhi mëngjesin e së premtes.

Banorët përreth përshkruan momentet para përplasjes, duke thënë se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe të ulët, që u përshkrua si “shumë e fortë dhe e afërt”.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se aeroplani me helika i tipit Cessna 310R kishte bërë disa rrotullime në ajër pak pas ngritjes nga Aeroporti i Boca Ratonit, para se të binte në autostradë.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit ajror.

Të tjera

Uncategorized

Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino

In questo articolo esploreremo i metodi

Lajme

Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës

Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen