Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të jetë sot skena e përballjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku Llapi dhe Drenica do të matin forcat për një vend në finale.
Vendasit, pavarësisht se po kalojnë një formë të dobët në kampionat dhe ndodhen në pozitën e parafundit në tabelë, janë të vendosur që përmes Kupës të shpëtojnë sezonin dhe të sigurojnë një biletë drejt garave evropiane.
Nga ana tjetër, Drenica – që aktualisht po lufton për t’u rikthyer në Superligë – e sheh këtë ndeshje si një mundësi për të dëshmuar forcën e saj dhe për të marrë një rezultat pozitiv që do ta favorizonte në ndeshjen e kthimit.
Takimi ndërmjet Llapit dhe Drenicës fillon në ora 15:00 dhe pritet të sjellë emocione të forta në garën për finalen e madhe të Kupës së Kosovës.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku në Llap: Dyert e LDK-së janë gjithmonë të hapura për secilin që beson e kontribuon
Kreu i LDK-së dhe kandidati për
Lajme
Festivali Sunny Hill merr Çmimin për Impakt Ekonomik
Oda Ekonomike e Kosovës ka shpërblyer
Aktuale
Miftaraj-VV’së: Mos lshoni pe pa e vjedh mirë këtë shtet qe e keni marr të gatshëm
Ehat Miftaraj nga IKD ka komentuar