Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ku një person ka mbetur viktimë e grabitësve të armatosur.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 08:30, ndërsa dyshohet se ka ndodhur rreth orës 06:30.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Express se grabitësit i kanë marrë një shumë të parave ankuesit, nën kërcënimin e armës dhe me forcë.
“Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, tha Ahmeti për Express.
Për momentin nuk dihet shuma e saktë e parave të grabitura, ndërsa hetimet janë në zhvillim.



Të tjera
Aktuale
Fatmir Limaj bën lëvizjen që mund të ndryshojë garën
Fatmir Limaj, dikur njëri nga figurat
Lajme
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë
Pesë pesona janë lënduar dhe njëri
Aktuale
LDK njofton për tubim të madh elektoral të enjten
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar