Dje është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Përfaqësuesi i ShBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe ndër të tjera thanë se ka ardhur koha që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të mbyllet.
Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina tha se kjo ka qenë kërkesë e kahershme e presidentes Vjosa Osmani.
“Kjo ka qenë edhe kërkesë e kahershme e Presidentes Osmani, e përsëritur në adresimet që i ka bërë në Këshillin e Sigurimit”, tha Kupina, njofton Klankosova.tv.
Përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë mbrëmë e kërkoi edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.




Të tjera
Lajme
Digjet një deponi e hekurishteve në Mitrovicë Digjet një deponi e hekurishteve në Mitrovicë
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Dy oficerë të FSK-së marrin detyrë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë
Bordi i Paqes ka njoftuar se
Aktuale
Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për tregun e lirë të energjisë
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës