Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar një vendim të ri që rregullon çmimet dhe vendos masa mbrojtëse për produktet e naftës, të përdorshme në transport. Vendimi ka për qëllim të trajtojë variacionet e çmimeve të produkteve të naftës dhe të sigurojë mbrojtjen e konsumatorëve në tregun vendor.
Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bëhet e ditur se ky vendim është pasojë e mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, e cila ka evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh reflektohen në rritje të çmimeve të shitjes, por jo gjithmonë ndodh një rënie e ngjashme kur çmimet furnizuese bien.
Sipas vendimit të ri, është përcaktuar një marzhë tregtare maksimale e lejuar për shitjen me shumicë prej 2 eurocentë për litër, dhe për shitjen me pakicë 12 eurocentë për litër. Aktualisht, çmimet e Dieselit luhaten mes 1.19 dhe 1.25 euro për litër, ndërsa ato të Benzinës variojnë mes 1.19 dhe 1.23 euro për litër.
Megjithatë, këto çmime nuk janë në përputhje me interesat e operatorëve të tregut të naftës, të cilët kanë shprehur shqetësime për ndikimin e vendimit në aktivitetet e tyre.



Të tjera
Aktuale
Spiropali: Kosova është prioritet absolut i politikës së Jashtme të Shqipërisë
Ministrja e Punëve të Jashtme e
Lajme
Fenomeni i rrallë “shi i kuq”, çfarë pritet të ndodhë në qiell?
Mbretëria e Bashkuar pritet të përjetojë
Aktuale
Gjermania anulon mbi 8,200 leje qëndrimi: 661 prej tyre ishin shqiptarë
Autoritetet gjermane anuluan 8,232 leje qëndrimi