Kallas: Po analizojmë gabimet e dialogut Kosovë-Serbi

 

Shefja e politikës së jashtme në BE, Kaja Kallas, ka thënë se po analizojnë gabimet e dialogut Kosovë-Serbi.

E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas tha gjatë një konference për media se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me të dërguarit e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, i cili e mori detyrën në shkurt.

“Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kallas.

Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku.

Të tjera

Lajme

Hykmete Bajrami: S’mund të tregohet rritja ekonomike pa inflacionin 7.5 %

Ish-ministrja e Financave dhe kandidatja për

Aktuale

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar