Të shtunën parashihet mot më i butë me intervale më të gjata me diell fillimisht. Pasdite me zhvillime të vranësirave lokale, paraqiten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut, apo ndonjë rrebeshi me bubullima përreth zonave malore.
Fryn erë e lehtë veriperëndimore e perëndimore 2-4m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 15C e 17C.
Ditën e diel mot dimëror. Të ftohtit arktik me sistemin frontal depërton mbi vend, që nga orët e mëngjesit. Reshjet e shiut shndërrohen në dëborë me rënie të temperaturave pranë 0C, e që deri në mbrëmje zbresin edhe nën, me minimale të hënën e të martën deri në -5C e -6C.
Fryn erë më e fuqishme veriore 5-15m/s. Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell, por dhe vranësira që mund të jenë më të shumta nga pjesë lindore të vendit ditën e hënë.
Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë rritje deri në 7C e 8C të martën e mërkurën.
Reshjet e borës, në rast se do të jenë më të vazhdueshme, ultësirave formojnë shtresë 5-10cm, e viseve malore deri në 30cm.



Të tjera
Aktuale
Rënie dramatike e pensioneve invalidore në Kosovë, 26.8% më pak përfitues
Numri i përfituesve nga disa skema
Showbiz
Olta Gixhari mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Olta Gixhari ka rrembyer zemrat e
Aktuale
Mbërrin në detin e Kroacisë luftanija më e madhe në botë
Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford,