Presidentja e Republikës së Kosovës në opinionin e saj kundërshtues për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike nga ZRRE, kishte publikuar edhe një tabelë në të cilën tregonte se çmimi i rrymës brenda katër viteve në kumulativ ishte rritur 126 %, shkruan Express.
Lidhur me një konstatim të tillë rreth shtrejntimit të rrymës ka reaguar ministrja e Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli, Sipas Rizvanollit, ky është një manipulim i paskrupullt dhe zmadhim i rritjes së çmimit të energjisë.
“Pra, rrena “126%” është zmadhim 5-8 herë i shifrave reale, varësisht cilit grup të konsumatorëve i referohemi”, ka shkruar Rizvanolli, duke publikuar dhe disa tabela rreth konsumit të energjisë dhe tarifave.
Reagimin e Rizvanollit e ka shpërndarë edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.
Ky reagim i ministres, Artane Rizvanolli, vjen vetëm një ditë pas përplasjes në mes të ministrit Hekuran Murati me stafin e presidentes Osmani lidhur me temën e taksës 10 % ndaj SHBA-së, të cilën Osmani i kërkoi Kurtit publikisht që ta hiqte./GazetaExpress/
Pjesa nga opinioni i presidentes Osmani:



Të tjera
Aktuale
Cakolli: Nëse vazhdon trendi i njejtë i votave me postë, VV mund të marrë 52 mandate
Eugen Cakolli, hulumtues nga “Demokracia në
Aktuale
Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar
Lajme
Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave
Kryetari i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka