Më shumë vranësira po parashihen mbi vend ditën e premte.
Nga orët e para të ditës priten reshje shiu kohë pas kohe. Lokalisht mund të jenë pak më intensive. Erërat veriore frynë lehtë dhe mesatarisht 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 11C e 13C.
Intervale më të shpeshta me diell parashihen ditën e shtunë, megjithëse mbeten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut gjatë ditës. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C. Të dielën përkeqësim i përnjëhershëm i motit. Fillimisht reshje të shiut kalojnë mbi vend, që me rënie të temperaturës pranë 0C, shndërrohen edhe në dëborë. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Nga e hëna mot i thatë, më stabil, sa me intervale me diell e sa me vranësira.
Minimalet zbresin deri në -4C, e të martën maksimalet shënojnë rritje deri në 7C. Fryn erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-12m/s.



Të tjera
Lajme
Aksident mes tri veturave në Malishevë, lëndohen katër persona
Një aksident mes tri veturave ka
Aktuale
Supremja ia refuzon kërkesën për rinumërim të votave brenda partisë Qendrim Kryeziut
Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar
Lajme
Gjini: Të gatshëm ta zhbllokojmë situatën politike, nëse realizohen këto pesë kërkesa
Aleanca për Ardhmërinë ë Kosovës është