Real Madridi ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, duke e eliminuar Real Sociedadin në vazhdime me rezultat të përgjithshëm 5-4.
Pas vetëm 16-të minutash lojë, Ander Barrenetxea kaloi mysafirët në epërsi me asistimin e Pablo Marin.
Por, Endrick i barazoi shifrat në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 30-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minuat e dytë kishte një dramë të vërtetë.
Në minutën e 72-të, David Alaba realizoi auto-gol, për t’ia kthyer epërsinë Real Sociedadit.
Tetë minuta më vonë, Takefusa Kubo asistoi te Mikel Oyarzabal, për rezultatin 3-1.
Mirëpo për katër minuta, Real Madridit bëri mrekullinë, duke shënuar dy gola.
Fillimisht, Jude Bellingham (82’) shënoi për 3-2 nga një asistim i Vinicius Junior, ndërsa katër minuta më vonë Aurelien Tchouameni i barazoi shifrat në 3-3 me asistimin e Rodrygos.
Mysafirët nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në epërsi me golin e Oyarzabal (90+3′), për t’ia kthyer epërsinë Sociedadit për 4-3.
Ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa Los Blancos treguan përvojën e tyre.
Real Madridi kaloi në finale falë golit me kokë nga Antonio Rudiger, që shënoi në minutën e 115-të, me asistimin e Arda Guler.
Në finale, Real Madridi do të përballet me fituesin e duelit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.



Të tjera
Lajme
Më shumë se 5 mijë fluturime të anuluara për shkak të reshjeve rekord të borës në SHBA
Një stuhi e fuqishme dimërore ka
Aktuale
Prokurori i Shtetit: 42 aktakuza ndaj 49 personave për vepra të ndryshme penale
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik
Aktuale
A do ta votojë VV-ja Vjosa Osmanin për Presidente? Flet Arbërie Nagavci
Kosova ka hyrë në fazën vendimtare