Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete, është shtetas i huaj.
“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.
“Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, thuhet tutje në konfirmim.



Të tjera
Lajme
Zemaj: Ky është puç kushtetues
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, e
Aktuale
Nuk ka president as sonte, seanca vazhdon nesër
Kuvendi i Kosovës pas emërimit të
Showbiz
Bebe Rexha e papërmbajtshme, publikon foto “të nxehta”
Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e