Një tragjedi ka ndodhur në Friuli të Italisë, atje ku një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë punës në fabrikë.
Viktimë mbeti Daniel Tafa, i cilli punonte me një makineri për stampimin e ingranazheve industriale, kur një kallëp i nxehtë metali ka shpërthyer dhe një copë e ka goditur 22-vjeçarin në shpinë. I ndjeri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, sipas La Repubblica.
Një prej kolegëve të tij tregoi se si ndodhi ngjarja.
Ishte vendosur një copë në presë për të kryer një testim. Nuk e di se çfarë ndodhi por kjo pjesë doli nga vendi dhe e goditi”, tha ai.
Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës. Për ngjarjen ka nisur hetimi, për të zbuluar nëse shkak i incidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë apo një gabim njerëzor.



Të tjera
Aktuale
Fatmir Limaj bën lëvizjen që mund të ndryshojë garën
Fatmir Limaj, dikur njëri nga figurat
Lajme
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë
Pesë pesona janë lënduar dhe njëri
Aktuale
LDK njofton për tubim të madh elektoral të enjten
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar